Dhjetë konkurrentë janë përfshirë në listën e ngushtë për çmimin e BBC-së për sportistin e ri më të mirë të vitit 2013, ku bën pjesë edhe sensacioni i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.
Shqiptari 18-vjeçar do të shpresojë që të ndjekë hapat e bashkëlojtarit Wayne Rooney, i cili e fitoi çmimin ne vitin 2002.
Megjithatë, prania e tij në listë është paksa befasuese, duke qenë se gjatë vitit ai ka luajtur pak ndeshje me ekipin e parë të Djajve të Kuq. Por shkëlqimi në muajt e fundit ka bërë që mesfushori të jetë njëri nga pretendentët.
Përkundër se nuk ka shtetësi britanike, Januzaj është rezident në Mbretërinë e Bashkuar dhe luan atje, prandaj ka të drejtë të konkurrojë për çmimin e BBC, sepse arritjet e tij më të mëdha ishin pikërisht me Unitedin dhe jo me ndonjë përfaqësuese (të cilën akoma nuk e ka zgjedhur).
Atletet Dina Asher-Smith dhe Jess Judd, lojtari i golfit Charley Hull, qitësja Amber Hill, notari James Guy, notarja Amy Marren, peshëngritësja Rebekah Tiler, garuesi me karrocë Isaac Towers dhe lundruesja Kimberley Woods – janë konkurrentët e yllit shqiptar të futbollit.
No comments:
Post a Comment