januzaj
Thursday, December 5, 2013
Wednesday, December 4, 2013
Moyes i impresionuar nga Martinez
Trajneri i Manchester United, David Moyes, ka vetëm lëvdata për Roberto Martinez, i cili e ka zëvendësoi atë në karrigen drejtuese të Evertonit këtë sezon.
Moyes të mërkurën do të përballet me ish-skuadrën e tij për të parën herë që kur u largua në fund të sezonit të kaluar, dhe ka lëshuar lëvdata për punën që po bën pasuesi i tij.
“Ai po bën një punë shumë të mirë. Ai ka lojtarë shumë të mirë. Gjithmonë u kam thënë atyre se mund të luajnë pa menaxher, pasi ata janë shumë mirë të organizuar”.
“Por Roberto vërtet është duke vazhduar të bëjë një punë të mirë”, ka thënë Moyes.
Tuesday, December 3, 2013
Hodgson: Rooney do të shkëlqejë në Botëror
Menaxheri i Anglisë, Roy Hodgson, është i bindur se sulmuesi Wayne Rooney mund ta ruajë formën e tij të shkëlqyeshme deri në Kupën Botërore të verës së ardhshme.
Sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar 10 gola për kampionët e Anglisë deri tash këtë sezon, përfshirë edhe dy golat në barazimin fundit 2-2 që Manchester United e zhvilloi ndaj Tottenhamit në White Hart Lane.
Rooney ishte figurë kyçe për Anglinë në kualifikimet për turneun, duke shënuar shtatë herë, derisa Tre Luanët kryesuan grupin H, dhe Hodgson e ka mbështetur atë të shkëlqejë edhe në Brazil.
“Ai luan shkëlqyeshëm për momentin. Ai vërtet është duke luajtur shumë mirë dhe unë nuk kam arsye të besoj se pse ai nuk do të vazhdojë kështu javë pas jave, ndeshje pas ndeshje, deri në Kupën e Botës”, ka thënë Hodgson.
Januzaj në garë për çmimin e BBC
Dhjetë konkurrentë janë përfshirë në listën e ngushtë për çmimin e BBC-së për sportistin e ri më të mirë të vitit 2013, ku bën pjesë edhe sensacioni i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.
Shqiptari 18-vjeçar do të shpresojë që të ndjekë hapat e bashkëlojtarit Wayne Rooney, i cili e fitoi çmimin ne vitin 2002.
Megjithatë, prania e tij në listë është paksa befasuese, duke qenë se gjatë vitit ai ka luajtur pak ndeshje me ekipin e parë të Djajve të Kuq. Por shkëlqimi në muajt e fundit ka bërë që mesfushori të jetë njëri nga pretendentët.
Përkundër se nuk ka shtetësi britanike, Januzaj është rezident në Mbretërinë e Bashkuar dhe luan atje, prandaj ka të drejtë të konkurrojë për çmimin e BBC, sepse arritjet e tij më të mëdha ishin pikërisht me Unitedin dhe jo me ndonjë përfaqësuese (të cilën akoma nuk e ka zgjedhur).
Atletet Dina Asher-Smith dhe Jess Judd, lojtari i golfit Charley Hull, qitësja Amber Hill, notari James Guy, notarja Amy Marren, peshëngritësja Rebekah Tiler, garuesi me karrocë Isaac Towers dhe lundruesja Kimberley Woods – janë konkurrentët e yllit shqiptar të futbollit.
Monday, December 2, 2013
Sunday, December 1, 2013
Parashikim: Tottenham - Manchester United
Vendi: White Hart Line, Londër
Koha: 1 dhjetor 2013, e diel nga ora 13:00
Gjyqtar kryesor: M.Dean
Takimi: Tottenham Hotspur - Manchester United
Ndeshja kryesore e kësaj jave në Premier League do zhvillohet në White Hart Line mes Tottenham dhe Manchester United.Andres Villas - Boas nuk do mund të llogarisë në shërbimet e Emmanuel Adebayor, Danny Rose, Harry Kane dhe Christian Eriksen.David Moyes nuk do paraqiten me, Robin Van Persie, Nemanja Vidic dhe mesfushori anglez, Michael Carrick.Ndeshjet e fundit mes tyre:
Tottenham - Manchester United. 1-1Manchester United- Tottenham 2-3Tottenham - Manchester United. 1-3Manchester United - Tottenham 3-0Tottenham - Manchester United 0-0Ndeshjet e fundit të Tottenham:
Tromsø IL - Tottenham 0-2Manchester City FC - Tottenham 6-0Tottenham - Newcastle 0-1Tottenham - Sheriff 2-1Everton - Tottenham 0-0Ndeshjet e fundit të Manchester United:Bayer 04 Leverkusen - Manchester United 0-5Cardiff City - Manchester United 2-2Manchester United - Arsenal 1-0Real Sociedad - Manchester United 0-0Fulham - Manchester United 1-3Formacionet e mundshme:TottenhamLlorisWalker, Dawson, Kaboul, VertonghenPaulinho, DembeleTownsend, Lamela, LennonSoldadoManchester UnitedDe GeaSmalling, Ferdinand, Evans, EvraValencia, Jones, Fellaini, JanuzajRooney, Kagawa.
Saturday, November 30, 2013
VIDEO: 10 golat më të mirë të Manchester United në Premier League
10 golat më të bukur nga Manchester United në Premier League qysh nga viti 2000.
Giggs vs West Ham 2009
Berbatov vs Blackburn 2010Cristiano Ronaldo vs FulhamVan Nistelrooy vs FulhamWayne Rooney vs NewcastlePaul Scholes vs Aston VillaCristiano Ronaldo vs PortsmouthPaul Scholes vs Bradford
Van Persie vs Aston VillaWayne Rooney vs Manchester United
Friday, November 29, 2013
Giggs: United mund të arrijë deri në finale të LK
Lojtari-trajner i Manchester United, Ryan Giggs, është duke synuar finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Giggs luajti rol të rëndësishëm në fitoren 5-0 të Djajve të Kuq ndaj Bayer Leverkusen, që kualifikoi ata në rundin e ardhshëm.
“Nëse ne luajmë siç luajtëm në Gjermani, mund të arrijmë atje. Kemi parë shpejtësinë dhe kualitetin që kemi në sulm”.
“Ne neve na mungonin kualitete e lojtarëve si Robin van Persie, Nemanja Vidic dhe Michael Carrick”.
“Është një garë në të cilën ju duhet të performoni përndryshe nuk do të arrini në të. Por nëse ju bëni performanca si kjo, mund të arrijmë shumë”, ka thënë Giggs.
Thursday, November 28, 2013
Kualifikohet Manchester United
Manchester Unitedi ka siguruar pjesëmarrjen në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve, pas triumfit prej 5-0 përballë Bayer Leverkusenit në BayArena.
Antonio Valencia e hapi serinë e golave falë asistimit të Wayne Rooneyt (22’). Lojtari më i mirë në ndeshje, Rooney, dërgoi një krosim në zonë dhe Emir Spahic e gaboi portën (30’).
Jonny Evans u gjend më së miri pas një tollovie në zonë, për të shënuar golin e tretë të mysafirëve (66’). Chris Smalling ishte futbollisti që shënoi golin e katërt të Djajve të Kuq (77’), ndërsa përsëri asistoi Rooney.
United shënoi edhe golin e pestë, ndërsa realizues ishte Nani, i cili u asistua nga Giggs (88’).
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Shakhtar Donetsku e ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 4-0.
Manchester Unitedi ka 11 pikë dhe e siguron kualifikimin, ndërsa Shakhtar Donetsku dhe Bayer Leverkuseni do të luftojnë për një vend në 1/8 e finales.
Manchester United interesohet për Alex Sandro
Manchester Unitedi është duke e monitoruar nga afër mbrojtësin e Portos, Alex Sandro.
Menaxheri i Djajve të Kuq, David Moyes, është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, të cilin planifikon ta blejë në janar.
Sipas Record, Sandro është shënjestra kryesore e trajnerit skocez.
Megjithatë, për nënshkrimin e brazilianit, United do të ketë konkurrencën e Interit që po ashtu interesohet për ish-futbollistin e Atletico Paranaenses.
Wednesday, November 27, 2013
Smalling: Rooney është fitues i lindur
Mrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling, ka lavdëruar bashkë-lojtarin e tij, Wayne
Rooney duke i thënë se ai është një fitues i lindur.Ai vazhdoi më tutje duke pohuar se
sulmuesi anglez do të jetë kyq në përballjen e sotme me Bayer Leverkusen.
"Wayne është një lojtar i klasit të lartë dhe ai stërvitet shumë. Unë përballem cdo ditë me të në stërvitje dhe kam vërejtur se ai është një fitues i lindur. Ai ka efekt në të gjithë skuadrën. JU mund të shihni urinë dhe pasionin që ka kur luan."
"Normalisht se ai do të jetë lojtari jonë kyq kundeër Leverkusen dhe për pjesën e mbetur të sezonit.është jashtëzakonisht mirë kur luan ai." - tha Smalling
Tuesday, November 26, 2013
Fakte te reja te aksidentit te S.Olldashit
Mediet në Tiranë sot kanë nxjerrë një tjetër pistë të dyshimit rreth vdekjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili disa ditë më parë ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni.
Siç raporton opozita.com, deputeti i ndjerë ka rënë pre e një rrjeti mafioz politik, dhe jo e një aksidenti “të rëndomtë” në komunikacion, ndërsa për këtë janë dhënë pesëmbëdhjetë fakte të reja.
Indeksonline boton artikullin e plotë të këtij portali, në të cilin, fillimisht jepet një kronologji e ngjarjes që tronditi opinionin shqiptar, ku fillimisht thuhej se Olldashi ka humbur jetën së bashku menjë person tjetër, por që rezultoi të jetë e pasaktë.
Për më shumë se dy orë në vend ngjarje mbërriti i gjithë shteti, media, deputetët, miqtë e tij por edhe familja. Ndërkohë lajmi se në makinë ndodheshin dy persona dominonte në krye të gjitha transmetimeve live.
Nga ekspertiza e fundit e policisë rezulton se: “Sipas verifikimeve të kryera nga aparatura e posaçme të lidhjes me kompjuter, ka rezultuar që makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetë viktima. Nga këqyrja e makinës, rezulton që Olldashi e ka graduar makinën që të lëvizte me shpejtësi deri në 45 km në orë përgjatë rrugës që ka përshkuar në tunel. Por pasi ka dalë nga tuneli nuk i ka dhënë komandën që ta kthente drejtimin e mjetit në mënyrë mekanike dhe për shkak se rruga vazhdonte me kthesa, automjeti nuk ka frenuar, e duket se Olldashi nuk e ka vënë këmbën në pedalin e frenave”.
Nisur nga faktet, provat, analizat dhe zhvillimi i ngjarjeve sot mund të themi se rrethanat e kësaj vdekje nuk janë aksidentale për këto arsye:
1. Nuk thuhet destinacioni, adresa, personat dhe vendi nga vinte Sokol Olldashi. Ende nuk jepet asnjë provë se me kë person është takuar dhe sa kohë ka qëndruar, si dhe cfarë është biseduar mes tyre.
2. Mungon një kronologji e aktivitetit ditor të Sokol Olldashit dhe veprimeve që ka kryer atë ditë.
3. Mungon zbardhja e bisedave telefonike të Sokol Olldashit me personat e tjerë si dhe me kë është shoqëruar ditën që humbi jetën
3. Mungon zbardhja e bisedave telefonike të Sokol Olldashit me personat e tjerë si dhe me kë është shoqëruar ditën që humbi jetën
4. U ngrit një alibi e paqënë nga media se mund të ishte i shoqëruar me një vajzë por që ra si version për shkak se vajza nuk ishte aksidentuar
5. Versioni që shoqërohej me një vajzë bie për shkak të jetës që bëte vitin e fundit Olldashi
6. Bie cdo version që Olldashi të ketë bërë një jetë motelesh sepse ishte një nga ish ministrat me gjëndje shumë të mirë financiare dhe me disa shtëpi në qytet apo në plazhe e për rrjedhojë nuk kishte nevojë të hynte hoteleve me femra.
6. Bie cdo version që Olldashi të ketë bërë një jetë motelesh sepse ishte një nga ish ministrat me gjëndje shumë të mirë financiare dhe me disa shtëpi në qytet apo në plazhe e për rrjedhojë nuk kishte nevojë të hynte hoteleve me femra.
7. Një person i dytë “e dashur” përjashtohet si hipotezë sepse Olldashi nuk kishte nga kush të fshihej nëpër tunelet e Elbasanit pasi jetonte i ndarë nga bashkëshortja prej më shumë se një viti.
8. Nuk ka asnjë akt ekspertimi që të provojë se ishte i pirë dhe asnjë provë që të ketë qënë duke darkuar më parë diku në Elbasan
9. Ka qenë më një shpejtësi krejt normale dhe krejt të pranueshme 45 km në orë që pavarësisht kthesave një makinë Mercedes e klasit 5000 S nuk mund të dalë jashtë rrugës në asnjë rast.
10. Ishte me një makinë nga më të shtrenjtat dhe më të sigurtat në botë nga cilësia dhe garanci teknike të frenimit shumë të lartë. (cmimi 127.000 Euro
11. Viktima nuk e ka ngarë makinën me sistem mekanik por automatik dhe ka rezultuar që makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetë viktima.
12. Nuk ka frenuar dhe ska reaguar aspak në momentin e aksidentit duke lënë të kuptohet se ka qënë i pavetëdijshëm ose jo i gjallë në ato momente, pra mund të ketë qënë i vdekur gjatë tunelit dhe më pas.
13. Mos prekja e frenave dhe mos c’aktivizimi nga sistemi automatik i kilometrazhit tregon se mund të jetë aktivizuar nga një person i dytë.
13. Mos prekja e frenave dhe mos c’aktivizimi nga sistemi automatik i kilometrazhit tregon se mund të jetë aktivizuar nga një person i dytë.
14. Fshihet autopsia dhe nuk jepen detaje nëse goditjet në kokë janë nga aksidenti apo të shkaktuara në kafkë më parë nga pesona të tjerë.
15. Nuk ka ekspertizë nga autopsia nëse kishte pirë lëndë alkolike apo toksike dhe nëse është helmuar nga persona të tretë dhe nëse po deri në në cfarë sasie.
16. Varrimi u zhvillua pa u plotsuar as 15 orë dhe janë të paqarta arsyet e kësaj ngutje.
Për të gjitha këto pikëpyetje dhe fakte heshti parlamenti, qeveria, policia si dhe partite politike.
Policia dhe media ndajnë një përgjeqësi të përbashkët për vrasjen e Sokol Olldashit. Ata e njollosën Sokolin në publik. Ata që u shtrirën si miq nga bota e politikës apo e mediave nuk e trajtuan Sokolin as si të vrarë dhe as si të aksidentuar por si një njëri të dyzuar deri në ndërrimin e jetës. Ata e mjegulluan mes të qenit i vetëm apo i shoqëruar, mes të qenit esëll apo i rrafshuar, mes të qenit në aksion politik apo në një qefli publik, pas një ardhje nga puna apo nga jeta private.
Policia dhe media ndajnë një përgjeqësi të përbashkët për vrasjen e Sokol Olldashit. Ata e njollosën Sokolin në publik. Ata që u shtrirën si miq nga bota e politikës apo e mediave nuk e trajtuan Sokolin as si të vrarë dhe as si të aksidentuar por si një njëri të dyzuar deri në ndërrimin e jetës. Ata e mjegulluan mes të qenit i vetëm apo i shoqëruar, mes të qenit esëll apo i rrafshuar, mes të qenit në aksion politik apo në një qefli publik, pas një ardhje nga puna apo nga jeta private.
Ata nuk guxuan kurrë të thonë se cilët ishin armiqtë e Sokol Olldashit dhe nëse ata e vranë pasi e helmuan, rrahën, goditën, masakruan, dhunuan dhe nëse ai ishte marr peng për disa orë apo jo.
Ata heshtën dhe kurrë as e menduan që Sokoli ra në detyrë dhe prej detyrës sepse deshën të besonin ndryshe që Sokoli vdiq në aksident jo si Sokol i shqiptarëve por si shok i gazetarëve.
E fundja edhe sikur vërtët të ishte ashtu sic ata gënjyen për aksidentin e tij, nuk bënë gjë tjetër vecse e vranë shumë rëndë madje më keq se një vrasje që mafia mund tia bëjë një politikani. Ata e vranë! ….. Sokoli nuk e meritonte ta vrisnin në asnjë mënyrë
Subscribe to:
Posts (Atom)