januzaj

Tuesday, November 26, 2013

Fakte te reja te aksidentit te S.Olldashit



Mediet në Tiranë sot kanë nxjerrë një tjetër pistë të dyshimit rreth vdekjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili disa ditë më parë ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni.
Siç raporton opozita.com, deputeti i ndjerë ka rënë pre e një rrjeti mafioz politik, dhe jo e një aksidenti “të rëndomtë” në komunikacion, ndërsa për këtë janë dhënë pesëmbëdhjetë fakte të reja.
Indeksonline boton artikullin e plotë të këtij portali, në të cilin, fillimisht jepet një kronologji e ngjarjes që tronditi opinionin shqiptar, ku fillimisht thuhej se Olldashi ka humbur jetën së bashku menjë person tjetër, por që rezultoi të jetë e pasaktë.
Për më shumë se dy orë në vend ngjarje mbërriti i gjithë shteti, media, deputetët, miqtë e tij por edhe familja. Ndërkohë lajmi se në makinë ndodheshin dy persona dominonte në krye të gjitha transmetimeve live.
Nga ekspertiza e fundit e policisë rezulton se: “Sipas verifikimeve të kryera nga aparatura e posaçme të lidhjes me kompjuter, ka rezultuar që makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetë viktima. Nga këqyrja e makinës, rezulton që Olldashi e ka graduar makinën që të lëvizte me shpejtësi deri në 45 km në orë përgjatë rrugës që ka përshkuar në tunel. Por pasi ka dalë nga tuneli nuk i ka dhënë komandën që ta kthente drejtimin e mjetit në mënyrë mekanike dhe për shkak se rruga vazhdonte me kthesa, automjeti nuk ka frenuar, e duket se Olldashi nuk e ka vënë këmbën në pedalin e frenave”.
Nisur nga faktet, provat, analizat dhe zhvillimi i ngjarjeve sot mund të themi se rrethanat e kësaj vdekje nuk janë aksidentale për këto arsye:
1. Nuk thuhet destinacioni, adresa, personat dhe vendi nga vinte Sokol Olldashi. Ende nuk jepet asnjë provë se me kë person është takuar dhe sa kohë ka qëndruar, si dhe cfarë është biseduar mes tyre.
2. Mungon një kronologji e aktivitetit ditor të Sokol Olldashit dhe veprimeve që ka kryer atë ditë.
3. Mungon zbardhja e bisedave telefonike të Sokol Olldashit me personat e tjerë si dhe me kë është shoqëruar ditën që humbi jetën
4. U ngrit një alibi e paqënë nga media se mund të ishte i shoqëruar me një vajzë por që ra si version për shkak se vajza nuk ishte aksidentuar
5. Versioni që shoqërohej me një vajzë bie për shkak të jetës që bëte vitin e fundit Olldashi
6. Bie cdo version që Olldashi të ketë bërë një jetë motelesh sepse ishte një nga ish ministrat me gjëndje shumë të mirë financiare dhe me disa shtëpi në qytet apo në plazhe e për rrjedhojë nuk kishte nevojë të hynte hoteleve me femra.
7. Një person i dytë “e dashur” përjashtohet si hipotezë sepse Olldashi nuk kishte nga kush të fshihej nëpër tunelet e Elbasanit pasi jetonte i ndarë nga bashkëshortja prej më shumë se një viti.
8. Nuk ka asnjë akt ekspertimi që të provojë se ishte i pirë dhe asnjë provë që të ketë qënë duke darkuar më parë diku në Elbasan
9. Ka qenë më një shpejtësi krejt normale dhe krejt të pranueshme 45 km në orë që pavarësisht kthesave një makinë Mercedes e klasit 5000 S nuk mund të dalë jashtë rrugës në asnjë rast.
10. Ishte me një makinë nga më të shtrenjtat dhe më të sigurtat në botë nga cilësia dhe garanci teknike të frenimit shumë të lartë. (cmimi 127.000 Euro
11. Viktima nuk e ka ngarë makinën me sistem mekanik por automatik dhe ka rezultuar që makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetë viktima.
12. Nuk ka frenuar dhe ska reaguar aspak në momentin e aksidentit duke lënë të kuptohet se ka qënë i pavetëdijshëm ose jo i gjallë në ato momente, pra mund të ketë qënë i vdekur gjatë tunelit dhe më pas.
13. Mos prekja e frenave dhe mos c’aktivizimi nga sistemi automatik i kilometrazhit tregon se mund të jetë aktivizuar nga një person i dytë.
14. Fshihet autopsia dhe nuk jepen detaje nëse goditjet në kokë janë nga aksidenti apo të shkaktuara në kafkë më parë nga pesona të tjerë.
15. Nuk ka ekspertizë nga autopsia nëse kishte pirë lëndë alkolike apo toksike dhe nëse është helmuar nga persona të tretë dhe nëse po deri në në cfarë sasie.
16. Varrimi u zhvillua pa u plotsuar as 15 orë dhe janë të paqarta arsyet e kësaj ngutje.
Për të gjitha këto pikëpyetje dhe fakte heshti parlamenti, qeveria, policia si dhe partite politike.
Policia dhe media ndajnë një përgjeqësi të përbashkët për vrasjen e Sokol Olldashit. Ata e njollosën Sokolin në publik. Ata që u shtrirën si miq nga bota e politikës apo e mediave nuk e trajtuan Sokolin as si të vrarë dhe as si të aksidentuar por si një njëri të dyzuar deri në ndërrimin e jetës. Ata e mjegulluan mes të qenit i vetëm apo i shoqëruar, mes të qenit esëll apo i rrafshuar, mes të qenit në aksion politik apo në një qefli publik, pas një ardhje nga puna apo nga jeta private.
Ata nuk guxuan kurrë të thonë se cilët ishin armiqtë e Sokol Olldashit dhe nëse ata e vranë pasi e helmuan, rrahën, goditën, masakruan, dhunuan dhe nëse ai ishte marr peng për disa orë apo jo.
Ata heshtën dhe kurrë as e menduan që Sokoli ra në detyrë dhe prej detyrës sepse deshën të besonin ndryshe që Sokoli vdiq në aksident jo si Sokol i shqiptarëve por si shok i gazetarëve.
E fundja edhe sikur vërtët të ishte ashtu sic ata gënjyen për aksidentin e tij, nuk bënë gjë tjetër vecse e vranë shumë rëndë madje më keq se një vrasje që mafia mund tia bëjë një politikani. Ata e vranë! ….. Sokoli nuk e meritonte ta vrisnin në asnjë mënyrë

No comments:

Post a Comment