Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk ka ndalur iluzionimin e tij para derbit të madh ndaj Manchester United, duke thënë se sulmuesi i Djajve, Robin Van Persie është lojtar i Arsenalit.
Holandezi u bë sulmues klasi botëror sa ishte te Arsenali, do të përballet me ish-skuadrën e tij në Old Trafford në një sfidë që duket emocionante për Wengerin.
E për Wengerin, ende Van Persie është lojtar i Arsenalit edhe pse Moyes ia dërgoi dy-tri fjalë duke i porositur të mos mendojë kështu pasi holandezi e fitoi titullin me Djajtë e Kuq.
“Do të jetë e çuditshme ta shoh atë përsëri në fanellë të Arsenalit. Unë e mora atë si djalosh shumë, shumë të ri dhe ne kaluam nëpër periudha të vështira. Ai u bë lojtar top klasi botëror dhe për mua ai është lojtar i Arsenalit”.
“Shpeshherë është e lidhur me moshën kjo dhe Van Persie ishte 29 vjeç kur u largua dhe nuk kishte aspak durim. Ne kemi kaluar nëpër shumë vite ku është dashur të kemi shkurtime financiare në një mënyrë që ishte logjike dhe normale pa u zhvendosur nga niveli më i lartë”.
“Disa lojtarët kanë parë klube të ndryshme duke blerë emra të mëdhenj dhe natyrisht se ata humbën besimin”.
“është e kuptueshme kjo, por disa lojtarë gjithmonë kanë qenë të qëndrueshëm në një mënyrë që ata kanë menduar se klubi po drejtohet mirë. Por ka pasur momente sikur këtë sezon, kur jemi në top formë. Prandaj, unë besoj se lojtarët duhet të kenë më shumë besim në vete dhe në ekipin”, ka deklaruar Wenger.
No comments:
Post a Comment